Beqiraj: Jam shumë i emocionuar, uroj me zemër që Kosova të kualifikohet

Ndeshja mes Kosovës dhe Malit të Zi ka qenë emocionale për Fatos Beqirajn.

Sport

14/10/2019 22:55

Sulmuesi nga Kosova, është deklaruar i emocionuar që rikthehet të luajë në Prishtinë, edhe pse si kundërshtar, duke veshur fanellën e Malit të Zi.

“Ndeshje shumë e veçantë për mua, kthehem në Prishtinë pas 12 viteve që nga ndeshja imë e parë, lojë emocionale për mua”, ka deklaruar Beqiraj për SuperSport Kosova, përcjell lajmi.net.

“Çunat e Kosovës e merituan fitoren, shpresoj të kualifikohen, e kanë merituar edhe tifozët edhe lojtarët, ju uroj suksese prej zemrës”.

“Uroj të kualifikohen, unë do të jem tifoz i tyre”./Lajmi.net/