Beqa: Dënimin e liderëve të UÇK-së e dëshirojnë Serbia dhe vasalët e saj, të ashtuquajtur shqipfolës apo ndonjëri me probleme psiqike
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të VV-së, Fatos Gecit që ka kërkuar burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin. Ai ka thënë se ditët janë të numëruara deri kur çlirimtarët kthehen triumfues në shtetin që kanë themeluar me mund e sakrificë, ndërsa ka thënë se lirimit të tyre…
Lajme
Ish-deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka reaguar në lidhje me deklaratën e deputetit të VV-së, Fatos Gecit që ka kërkuar burgim të përjetshëm për Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se ditët janë të numëruara deri kur çlirimtarët kthehen triumfues në shtetin që kanë themeluar me mund e sakrificë, ndërsa ka thënë se lirimit të tyre i gëzohet çdo shqiptar që e ndien veten pjesë e këtij kombi.
“Dënimin e tyre e dëshirojnë Serbia dhe vasalët e saj, të ashtuquajtur shqipfolës, si edhe ndonjëri që ka probleme psiqike. Por e vërteta dhe drejtësia nuk mund të mbahen peng përgjithmonë”, ka shkruar Beqa në Facebook. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: