Bën debutimin me kombëtaren e Holandës tek në moshën 38-vjeçare – Shkëlqimi i vonë i Remo Pasveer
Holanda dje fitoi ndaj Polonisë me rezultat të pastër 0-2, falë golave të Bergwijn dhe Gakpo. Gjithsesi, ajo që e mori vëmendjen e futbolldashësve, më shumë se fitorja, ishte portieri i “Tulipanëve”, Remo Pasveer. Gardiani veteran u desh ta priste moshën 38-vjeçare për ta bërë debutimin e tij me kombëtaren e Holandës. Në një kohë…
Sport
Holanda dje fitoi ndaj Polonisë me rezultat të pastër 0-2, falë golave të Bergwijn dhe Gakpo.
Gjithsesi, ajo që e mori vëmendjen e futbolldashësve, më shumë se fitorja, ishte portieri i “Tulipanëve”, Remo Pasveer.
Gardiani veteran u desh ta priste moshën 38-vjeçare për ta bërë debutimin e tij me kombëtaren e Holandës.
Në një kohë kur lojtarët nëpër botë përgatiten për pensionim, Pasveer e ka gjetur motivin dhe forcën për të luajtur në nivele të larta pikërisht në këtë moshë, që në futboll cilësohet si e shtyer.
Portieri, në nivel klubesh mbron për hiç më pak se kampionin e Eredivisie, Ajaxin.
Gjatë këtij fillim sezoni ai ka shtatë paraqitje në elitën e futbollit holandez, çka tregon se, sikurse vera, Pasveer po bëhet më i mirë teksa vitet e tij po kalojnë. /Lajmi.net/