Belotti e dëshiron transferimin te Milani
Sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti dëshiron të sigurojë një lëvizje në Milano vitin e ardhshëm - sipas Calcio Mercato.

Sport
27-vjeçari do të refuzojë mundësinë për të zgjatur kontratën e tij në ‘Stadio Olimpico Grande’ pas përfundimit të sezonit aktual.
Belotti është i vendosur të kalojë te Milani, i cili mund ta nënshkruajë atë me një transferim falas kur skadon marrëveshja e tij aktuale.
Italiani mund të shihet si një pasues potencial i Zlatan Ibrahimovicit tek klubi ‘kuq e zi’.
Sulmuesi ka regjistruar 231 paraqitje me Torinon në të gjitha kompeticonet, duke realizuar 106 gola e dhuruar 26 asistime të tjera, sipar ‘Transfermarkt’. /Lajmi.net