Befason Guardiola

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola ka befasuar duke anuluar paraqitjen e tij në konferencë për shtyp, e caktuar për sot ku u desh të paraqitej para mediave për të folur për dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Sport

29/04/2015 14:30

Pep Guardiola ka befasuar duke anuluar paraqitjen e tij në konferencë për shtyp, e caktuar për sot në Munich.

Trajneri i Bayern Munichut u desh të paraqitej para mediave për të folur për dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.

Mirëpo, Guardiola nuk do të paraqitet fare, dhe vendimi i tij vjen pas lajmit të tmerrshëm se mesfushori Arjen Robben do të mungojë në pjesën e mbetur të këtij sezoni, pas dëmtimit që pësoi në duelin kundër Borussia Dortmundit në Kupën e Gjermanisë, të martën.

Po ashtu, edhe sulmuesi Robert Lewandowski u lëndua dhe rrezikon të mungojë në ndeshjet e mbetura.