Befasohet Vinicius JR, braziliani mund të huazohet

18:39 | 7 Dhjetor 2018

Vinicius JR ka regjistruar disa paraqitje të mira me skuadrën e parë të Real Madrid, megjithatë nuk ka siguruar asgjë sa i përket pozitës së tij në skuadër.

Raportimet e fundit të “Don Balon” thonë se Real Madrid do të shqyrtojë mundësinë për ta dërguar në huazim lojtarin brazilian, transmeton lajmi.net.

Arsyeja për këtë besohet të jetë pasi që Santiago Solari nuk mendon se lojtari është i gatshëm për skuadrën e parë.

Tinejxheri braziliani erdhi në “Santiago Bernabeu” më herët gjatë këtij viti, por ende nuk ka arritur  të bind drejtuesit e “Los Blancos”.

Solari tashmë po mendon se më e mira për lojtarin do të ishte të luante diku tjetër si huazim në mënyrë që të fitonte eksperiencë. Real Valladolid është skuadra që ka shfaqur interesim më të madh. /Lajmi.net/