Befasi e madhe: Juventus e transferon Pogban, por vetëm me një kusht
Paul Pogba e dëshiron largimin nga Manchester United.
Merkato
Paul Pogba po vazhdon t’i ketë raportet e acaruar me Jose Mourinhon, andaj dëshiron të largohet.
Mesfushori francez ka kohë që po e kërkon largimin nga skuadra angleze, ndërsa në ndeshjet e fundit ai po qëndron në stol, përcjell “lajmi.net”.
Pogba tani është duke tentuar të largohet nga Manchester United, ndërsa Juventus e dëshiron rikthimin e tij në skuadër.
Skuadra italiane dëshiron ta huazoj francezin deri në fund të sezonit me të drejt blerje. /Lajmi.net/