Bedri Hamza viziton OVL-në e UÇK-së: Do ta rrisim për 50% përkrahjen për të gjitha kategoritë e luftës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e rizgjedhur Hysni Gucatin. “Sot pata kënaqësinë me ardh me e uru z. Gucati, për zgjedhjen kryetar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës. I garantova që unë si kryeministër, vlerat e luftës kanë me pas vendin…

Lajme

20/01/2025 13:44

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vizituar sot Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe kryetarin e rizgjedhur Hysni Gucatin.

“Sot pata kënaqësinë me ardh me e uru z. Gucati, për zgjedhjen kryetar të Shoqatës së Veteranëve të Luftës. I garantova që unë si kryeministër, vlerat e luftës kanë me pas vendin e vet, kanë më qenë të mbrojtura, kanë me qenë të respektuara dhe normalisht kanë me qenë të përkrahura edhe familjet e dëshmorëve, edhe invalidët e luftës, edhe veteranët dhe sigurisht kjo është një diçka më e pakta, të cilën shteti do ta bëjë për ta, sepse nuk është ekuivalente e asaj çka këta kanë dhanë për shtetin dhe çka këta kanë ba për lirinë dhe pavarësinë e vendit”, ka thënë Hamza.

Ai ka thënë se kategoritë e dala nga lufta do ta kenë gjithmonë mbështetjen e tij dhe për 50% do ta rrisin përkrahjen financiare për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët e UÇK-së.