Bayern nuk është ende kampion

Arjen Robben ka insistuar se Bayern Munich nuk e ka siguruar ende titullin e kampionit në Bundesligë, edhe pse ka 13 pikë epërsi në krye të tabelës. Gjiganti bavarez mposhti Eintracht Frankfurtin 5:0 të dielën, duke e rikthyer avantazhin e madh ndaj Bayer Leverkusenit dhe përforcoi statusin e kandidatit kryesor për titull. Mirëpo, Robben ka…

Sport

03/02/2014 10:16

Arjen Robben ka insistuar se Bayern Munich nuk e ka siguruar ende titullin e kampionit në Bundesligë, edhe pse ka 13 pikë epërsi në krye të tabelës.

Gjiganti bavarez mposhti Eintracht Frankfurtin 5:0 të dielën, duke e rikthyer avantazhin e madh ndaj Bayer Leverkusenit dhe përforcoi statusin e kandidatit kryesor për titull.

Mirëpo, Robben ka paralajmëruar bashkëlojtarët e tij të mos festojnë para kohës dhe të jenë të vëmendshëm sepse prej tani e tutje secili kundërshtar do të mundohet të bëjë gjithçka në fuqinë e tyre në ballafaqim me Bayernin, në kërkim të befasisë.

“Të gjithë duan të mposhtin liderin, kampionin. Andaj, duhet të jemi të përqendruar. Askush nuk do të na jap asgjë falas”, deklaroi Robben i cili ka shënuar shtatë gola në 14 paraqitje në Bundesligë këtë sezon.