Bayern Munich transferon lojtarin më të mirë të Liverpoolit

Roberto Firmino është kontaktuar nga Bayern Munich, për ndryshim skuadre gjatë afatit kalimtar veror.

Sport

26/02/2020 12:51

Braziliani ka qenë një nga figurat kryesore të Liverpoolit këtë sezon, që janë afër fitimit të Premierligës pas 30 viteve

Sidoqoftë, ‘The Reds’ duket se do të përforcohen gjatë verës, me Timo Werner që mbetet dëshira kryesore e tyre.

Kjo ka hapur spelukimet për largimin e mundshëm të Firminos, drejt kampionëve të Bundesligës.

Bayern Munich dëshirojnë të rikthojnë në Bundesligë 28 vjeçarin, që në të kaluarën ka veshur fanellën e Hoffenheim në kampionatin gjerman./Lajmi.net/