Bayern Munich me transferim 75 milionësh nga rivali i Bundesligës

Bayern Munich është duke planifikuar të bëjë një transferim gjigant për sezonin e ri.

Sport

27/03/2019 11:28

Bayern Munich tashmë ka disa shënjestra, por që duhet hapur arkën për t’i realizuar ato transferime.

Skuadra gjermane e dëshiron ta transferojë Kai Havertz nga Bayer Leverkusen, përcjell lajmi.net.

Për ta realizuar transferimin e mesfushorit, Bayern Munich duhet t’i paguajë 75 milionë euro rivalit nga Bundesliga.

Leverkusen nuk heq dorë nga ajo shumë, ndërsa bavarezët mund ta ofrojnë një lojtar dhe një pjesë të të hollave. /Lajmi.net/