Bayern Munich e ka gati ofertën, 100 milionë euro për një nga këta 4 yje (FOTO)
Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm që të bëjnë çmenduri sipas "Sport Bild".
Sport
Bayerni i Mynihut pas eliminimit në Ligën e Kampionëve, po përgatitet për një blerje të madhe në sezonin e ardhshëm.
Kampionët e Gjermanisë janë të gatshëm që të bëjnë çmenduri sipas “Sport Bild”.
Katër emrat më të përfolur janë Mbappe, Griezmann, Dybala dhe Verrati.
Drejtuesit e klubitbavarez kanë bërë me dije se do të shpenzojnë 100 milionë euro për një futbollist në merkaton e verës.
Katër emrat e përmendur më lart janë ideal për të kompletuar Bayernin, dhe Lewandowskin në fazën e sulmit.
Nëse do të ndodhë, atëherë do të jetë dhe blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit bavarez.