Bastoni: Gjithmonë kam dashur të qëndroj në Inter

Alessandro Bastoni ka folur për spekulimet që e lidhnin me një transferimin të mundshëm drejt Tottenham. Bastoni ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm drejt ‘Spurs’, por ai e mohon këtë gjë. “Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim, gjithmonë kam dashur të qëndroj në Inter. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me shokët e…

Sport

25/07/2022 15:25

Alessandro Bastoni ka folur për spekulimet që e lidhnin me një transferimin të mundshëm drejt Tottenham.

Bastoni ka qenë i lidhur me një transferim të mundshëm drejt ‘Spurs’, por ai e mohon këtë gjë.

“Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim, gjithmonë kam dashur të qëndroj në Inter. Unë kam marrëdhënie të shkëlqyera me shokët e skuadrës, klubin, e dua Milanon… nuk ka arsye për t’u larguar”, ka thënë ai për ‘Gazzetta dello Sport’, transmeton lajmi.net.

Italiani tutje foli edhe për Milan Skriniar duke thënë se shpreson që ai të qëndrojë.

“Unë me të vërtetë shpresoj se Skriniar do të qëndrojë, ne kemi nevojë për të”, përfundoi ai.

Bastoni ka edhe dy vite kontratë me Interin, andaj duket se nuk e mendon largimin nga klubi italian./Lajmi.net/