Bashkëlojtarët e shëtisin Willianin

Willian mund të jetë duke shkëlqyer në mesfushën e Chelseas gjatë ndeshjeve por ylli brazilian u shëtit nga bashkëlojtarët e tij në stërvitje. Chelsea u përgatit në qendrën Cobham për duelin me Swansean në Premierligë të dielën dhe disa futbollistë morën pjesë në një seancë të pasimeve të shpejta. Me Willianin, dhe heroin e duelit…

Sport

11/04/2014 18:52

Willian mund të jetë duke shkëlqyer në mesfushën e Chelseas gjatë ndeshjeve por ylli brazilian u shëtit nga bashkëlojtarët e tij në stërvitje.

Chelsea u përgatit në qendrën Cobham për duelin me Swansean në Premierligë të dielën dhe disa futbollistë morën pjesë në një seancë të pasimeve të shpejta.

Me Willianin, dhe heroin e duelit të kthimit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris Saint-Germain, Demba Ba në mes në Grupit, John Terry, Oscar, Cesar Azpilicueta, Marco van Ginkel, David Luiz, Frank Lampard, Samuel Eto’o dhe Nathan Ake ishin në formë të mirë për të kombinuar dhe Willian nuk dukej aspak i kënaqur me shëtitjet në ndjekje të topit.