Bartomeu ishte në ndeshjen, Holandë – Gjermani, e ka shikuar këtë lojtar

Barcelona është duke insistuar në një marrëveshje të parakohshme me Matthijs De Ligt dhe Ajaxin.

Sport

24/03/2019 23:53

Barcelona ka kohë që po e kërkon transferimin e mbrojtësit të Ajaxit, Matthijs De Ligt.

Sipas Onda Cero, Josep Maria Bartomeu ishte i pranishëm në ndeshjen Holandë – Gjermani, për ta shikuar nga afër lojën e mbrojtësit holandez, përcjell lajmi.net.

Presidenti i Barcelonës e do me ngulm transferimin e De Ligt, gjersa kanë bërë ofertën prej 60 milionë euro për të.

Katalonasit e transferuan Frenkie De Jongun nga Ajaxi, ndërsa tani e duan edhe mbrojtësin e tyre. /Lajmi.net/