Barcelona zgjohet vonë nga gjumi dhe e gjen vetën të eliminuar nga Frankfurti

Eintracht Frankfurt ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Evropa Ligës, pasi mposhti Barcelonën në 'Camp Nou'.

Sport

14/04/2022 22:59

Frankfurt arritën fitore 3:2 ndaj gjigantit spanjoll Barcelonës. Rezultati i dy ndeshjeve 3:4.

Ekipi gjerman i jep fund 15 ndeshjeve pa humbje ekipit të Xavi Hernandez, kështu duke e eliminuar në çerekfinale të Evropa Ligës.

Ndeshje shumë të mirë realizuan Frankfurti në të dy pjesët.

Lojën e filluan më mirë, kur në minutën e katërt Eric Garcia shkaktoi penallti për mysafirët.

I saktë nga pika e bardhë u tregua Filip Kostic, që shënoi në portën e Ter Stegen.

Në minutën e 36`, pas një goditje nga jashtë zona, shënoi Rafael Borre një supergol, kështu duke dyfishuar epërsinë ekipit gjerman.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 2:0 për mysafirët, shkruan lajmi.net.

Pjesa e dytë ishte e ngjashme me atë të parën.

Barcelona kërkonte golin për te ngushtuar epërsinë, por nuk po e gjenin.

Në mundësi më të mirë ishte Aubameyang, i cili pas nuk arriti për pak të shënonte, pas fillimit të pjesës së dytë.

Frankfurt ishin të fokusuar në mbrojtje dhe me anë të kundërsulmeve kërkonin të ndëshkojnë kundërshtarin.

Ishte minuta e 67` kur Filip Kostic, shënoi golin e tretë për ekipin e tij dhe të dytin personal.

Në minutën e 84` Busquets arriti të shënoj për 1:3, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Në minutat shtesë i njëjti shënoi një gol shumë të bukur, për ekipin e tij.

Pas golit të Busquets, Barcelona u hodh e tëra në sulm.

Në minutën e nënte shtesë u akordua penallti për vendasit, ku Depay shënoi për rezultatin 2:3.

Kjo ishte e tëra që Barcelona arriti të bëjë.

Kështu Frankfurt kalon në gjysmëfinale, ku do të takohet me skuadrën tjetër gjermane West Ham United, pasi ky i fundit ka kaluar tutje në gjysmëfinale.

Ndërsa ndeshja Rangers – Braga shkon ne vazhdime./Lajmi.net/