Barcelona vendos: Coutinho dhe Rakitic janë në shitje

Barcelona ka ambicie të mëdha për sezonin e ardhshëm, dhe ka vendosur të jetë shumë aktive në tregun e transferimeve.

Sport

19/07/2019 23:24

Pas transferimit të Antonio Griezmann, katalanët tani duan të sjellin në ‘Camp Nou’ brazilianin Neymar, por për ta bërë këtë duhet të shesin disa nga yjet e tyre.

Mediet katalunase raportojnë se drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur të nxjerrin në shitje Philippe Coutinhon dhe Ivan Rakitic, përcjell lajmi.net.

Për Coutinhon, Barcelona po kërkon 100 milionë euro, ndërsa për Rakiticin, deri në 50 milionë euro.

Sipas informacioneve të fundit, të dy lojtarët i janë ofruar PSG si pjesë e transferimit të Neymar./Lajmi.net/