Barcelona  nuk është më “vetëm Messi – Suarez”, të gjithë po realizojnë

Në sezonet e fundit, Barcelona ka jetuar me golat e Lionel Messit dhe Luis Suarezit, të cilët kanë qenë pikë referenciale në sulmin e blaugranave.

Sport

07/12/2018 18:24

Deri më tani në këtë edicion, dyshja e Barcës ka realizuar 16 gola në 12 ndeshjet e para të sezonit, shkruan “Marca”, transmeton lajmi.net.

Por, kjo shifër është e njëjta me atë që kanë realizuar pjesa tjetër e skuadrës së Ernesto Valverdes.

Në total, kanë realizuar plot 13 lojtarë në 10-të ndeshjet e fundit të Barcelonës.

Lenglet, Pique dhe Jordi Alba gjithashtu kanë ndihmuar nga faza defanzive. Carles Alena, Coutinho, Vidal, Rafinha e Denis Suarez kanë kontribuuar nga mesfusha.

Munir El Haddadi, Ousmane Dembele dhe Malcom ishin realizatorët e tjerë nga faza e sulmit.

Barcelona me shumë zgjuarësi po shfrytëzon resurset e saja dhe nuk po varët vetëm nga Messi dhe Suarez. /Lajmi.net/