Barcelona në negociata të avancuara me Inaki Pena – pritet rinovimi i kontratës

Barcelona po punon për rinovimin e kontratës së Inaki Pena. Skuadra katalane është e interesuar të ruaj shërbimet e portierit të akademisë së tyre, Inaki Pena. Pena kaloi një aventurë në Turqi me skuadrën e Galatasaray, ku arriti të merrte vëmendje të madhe. Tani, sipas ‘Relevo’, Barca dhe Pena janë në negociata të avancuara për…

Sport

18/10/2022 13:01

Barcelona po punon për rinovimin e kontratës së Inaki Pena.

Skuadra katalane është e interesuar të ruaj shërbimet e portierit të akademisë së tyre, Inaki Pena.

Pena kaloi një aventurë në Turqi me skuadrën e Galatasaray, ku arriti të merrte vëmendje të madhe.

Tani, sipas ‘Relevo’, Barca dhe Pena janë në negociata të avancuara për rinovimin e kontratës, përcjell lajmi.net.

Pena pritet që përkohësisht të jetë zëvendësues i Marc Andre ter Stegen, kurse kalkulimet janë që më vonë të kthehet në startues.

Mbetet të shihet nëse Barca dhe Pena do të arrijnë marrëveshje për rinovimin e kontratës. /Lajmi.net/