Barcelona merr një lajm të mirë para ‘El Clasicos’ me Real Madridin

Barcelona ka marrë një lajm të mirë para derbit me Real Madrid.

Sport

28/02/2020 15:21

Gerard Pique do të jetë në dispozicion për Barcelonën në ‘El Clasico’ kundër Real Madrid në ‘Santiago Bernabeu’.

Mbrojtësi katalan pësoi një lëndim kundër Napolit në Ligën e Kampionëve, duke e vënë në dyshim paraqitjen e ndaj të dielën ndaj rivalëve të Real Madrid, shkruan lajmi.net.

Por, lojtari ka stërvitur normalisht të premten në mëngjes me pjesën tjetër të skuadrës, duke sjellë qetësi te trajneri Quique Setien.

Pique do të startojë në ‘El Clasico’, dhe përkrahë tij pritet të jetë Samuel Umtiti ose Clement Lenglet./Lajmi.net/