Barcelona me një transferim nga Juventus

Juventus ka pasur një verë interesante këtë afat kalimtar të transferimeve.

Sport

22/08/2019 21:42

Kampionët e Serie A kanë sjellë në skuadër Matthijs de Ligt nga Ajax, duke shpenzuar deri në 75 milionë euro.

Ky investim dhe barazimi me rregullat e ‘Fair Play’, mund të detyrojë Juventusin të largojë disa lojtarë, në mesin e tyre edhe Blaise Matuidi, Sami Khedira, Gonzalo Higuain dhe Paulo Dybala.

Nga Juventusi tashmë është larguar Moise Kean, i cili është transferuar te Everton.

Por, sipas ‘La Gazzeta dello Sport’, nga Juventus mund të largohet një tjetër lojtar, për t’iu bashkuar Barcelonës, përcjell lajmi.net.

Katalanët janë vënë pas mesfushorit Rodrigo Bentacuar, 50 për qind të të drejtave të kartonit të tij, i takojnë Boca Juniors./Lajmi.net/