lajmi.net

Barcelona me gjashtë mungesa

Barcelona do të jetë pa gjashtë futbollistë për ndeshjen kundër Rayo Vallecanos, në kuadër të xhiros së shtatë në La Ligë.

Sport

04/10/2014 10:45

Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ballafaqimin e sotëm kundër Rayo Vallecanos në kuadër të xhiros së shtatë në La Ligë.

Dhe, në të nuk kanë zënë vend gjashtë futbollistë. Rafinja e Douglas kanë mbetur në Barcelonë, njësoj sikurse edhe Montoya, Sergi Roberto, Thomas Vermaelen dhe portieri Jordi Masip.

Kurse, në skuadër është rikthyer ai që mungoi në xhiron e shkuar, Gerard Pique.

Lista: Ter Stegen, C. Bravo, Piqué, Rakitic, Sergio, Xavi, Pedro, A. Iniesta, Messi, Neymar, Mascherano, Bartra, Jordi Alba, Adriano, Dani Alves, Mathieu, Sandro, Munir.

Barcelona me gjashtë mungesa

Barcelona do t’i ketë gjashtë mungesa në duelin kundër Granadas, në kuadër të xhiros së gjashtë në La Ligë.

Sport

27/09/2014 11:48

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Granadas në kuadër të xhiros së gjashtë në La Ligë.

Në të mungojnë gjashtë futbollistë për arsye të ndryshme. Pique, Douglas, Vermaelen dhe Jordi Alba janë lënë jashtë për vendime teknike kurse Rafinha dhe Masip për shkak të lëndimeve.

Futbollistët e ftuar: Ter Stegen, Bravo, Montoya, Rakitic, Busquets, Xavi, Pedro, Iniesta, Messi, Neymar, Mascherano, Bartra, Sergi Roberto, Adriano, Dani Alves, Mathieu, Sandro, Munir. 

LM