Barcelona i rikthehet fitores, mposht lehtësisht Villarreal

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Villarreal Skuadra katalanase i rikthehet fitores, pasi në shtëpi mposhtën 3:0 skuadrën e Villarreal, transmeton lajmi.net. 45 minutat e parë ishin të zjarrtë për vendasit, duke shënuar tri gola të shpejt. Robert Lewandowski në minutën e 31` arriti të zhbllokojë sfidën, pasi realizoi një gol të bukur për Barçën. Vetëm…

Sport

20/10/2022 22:52

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Villarreal

Skuadra katalanase i rikthehet fitores, pasi në shtëpi mposhtën 3:0 skuadrën e Villarreal, transmeton lajmi.net.

45 minutat e parë ishin të zjarrtë për vendasit, duke shënuar tri gola të shpejt.

Robert Lewandowski në minutën e 31` arriti të zhbllokojë sfidën, pasi realizoi një gol të bukur për Barçën.

Vetëm katër minuta më pas ylli polak shënoi sërish, por këtë herë një supergol.

Për golin e tretë u përkujdes Ansu Fati, në minutën e 39` të ndeshjes.

Villarreal në anën tjetër nuk krijuan asnjë rast të rrezikshëm për portën e Marc Andre ter Stegen.

Në pjesën e dytë u shfaq një Barcelonë më e qetë, pasi kishte kryer punën në pjesën e parë.

Skuadra e Xavi Hernandez dominuan edhe në pjesën e dytë, por nuk u treguan aq të rrezikshëm në sulm.

Më këtë fitore Barca ka 25 pikë në vendin e dytë, kurse Villarreal ka 15 në pozitën e nëntë./Lajmi.net/