Barcelona heq dorë nga Gomez, do të befasoheni me arsyen

Skuadra e Barcelonës ka vendosur që të heq dorë nga sulmuesi i Celta Vigo, Maxi Gomez.

Sport

17/03/2019 09:30

Për një kohë të gjatë, Maxi Gomez dhe Andre Silva ishin dy sulmuesit që vëzhgoheshin nga kryesia e Barcelonës.

Por, së fundmi, është raportuar se Barca nuk do të interesohet më për uruguaianin Gomez, dhe ka një arsye interesante për këtë.

‘Sport’ shkruan se Luka Jovic i Eintracht Frankfurt dhe Nicolas Pepe janë opsionet që po pëlqehen më shumë nga skuadra katalane, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, kampionët e La Ligas kanë probleme edhe me pasaportën e lojtarit, pasi kanë mbushur numrin e lojtarëve që janë jo-evropian.

Nëse Barca do të dëshironte të nënshkruante me Maxi Gomez, atëherë do duhej të ndante rrugët me Arturo Vidal, Arthur Melo ose Malcom. /Lajmi.net/