Barcelona ‘godet’ Realin, ia thyen një rekord

Barcelona e ka arritur rekordin e Real Madridit, për numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje.

Sport

29/02/2016 08:50

 

Fitorja ndaj Sevillas 2:1 në Camp Nou, ishte ndeshja e 34-të radhazi që katalunasit nuk humbin në këtë edicion.

Kështu ata e kanë barazuar rekordin e Real Madridit të vendosur në sezonin 1988-89, sa i përket serisë së ndeshjeve pa humbje.

Barça mund ta thyejë këtë rekord në takimin me Rayo Vallecanon, duke u bërë ekipi spanjoll me serinë më të gjatë të ndeshjeve pa disfatë.