Barcelona fiton pa telashe, ia shënon 4 Bilbaos – shkëlqen Dembele, lëndohet Roberto
Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’, kundër Athletic Bilbao. Skuadra katalane shënoi fitore 4:0 në shtëpi kundër Bilbao, shkruan lajmi.net. Seria e golave në këtë ndeshje u hap herët me anë të Ousmane Dembele. Ai gjeti golin i pari, duke shënuar në minutën e 12’ me një goditje me kokë, pas harkimit…
Sport
Barcelona ka marrë një fitore spektakolare në ‘Camp Nou’, kundër Athletic Bilbao.
Skuadra katalane shënoi fitore 4:0 në shtëpi kundër Bilbao, shkruan lajmi.net.
Seria e golave në këtë ndeshje u hap herët me anë të Ousmane Dembele. Ai gjeti golin i pari, duke shënuar në minutën e 12’ me një goditje me kokë, pas harkimit të Robert Lewandowski.
Gjashtë minuta më vonë shënoi Sergi Roberto, me Dembele që kësaj radhe bëri asistuesin.
Dembele asistoi edhe një herë në minutën e 22’, kësaj radhe për Robert Lewandowskin, me polakun që s’gaboi brenda zonës për të çuar shifrat në 3:0.
I vetmi lajm i keq për Barcën në këtë pjesë ishte largimi i parakohshëm i Gavi, i cili pati disa probleme, por që tashmë është konfirmuar që s’ka ndonjë lëndim serioz.
Në pjesën e dytë, Barca gjeti edhe një gol, kësaj radhe me lojtarin që erdhi nga banka rezervë, Ferran Torres.
Edhe për golin e Torres asistuesin e bëri Ousmane Dembele, për të kompletuar het trik asistesh.
Pak para fundit të ndeshjes, Barca u dëshpërua nga lëndimi i Sergi Roberto, i cili la fushën me ndihmën e mjekëve.
Tri pikët e mbajtura në ‘Camp Nou’ e çojnë Barcën në kuotën e 28 pikëve për pozitën e dytë, që mbetet tri pikë larg Real Madridit.
Athletic Bilbao mbetet në 18 pikë për pozitën e gjashtë. /Lajmi.net/