“Barcelona duhet të pensionojë numrin 10 në fanellën e tyre”

Kanë kaluar shtatë ditë nga vdekja e Diego Maradonës, dhe largimi nga kjo botë e  një prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, mbetet tema më e përfolur në futboll.

Sport

02/12/2020 16:25

Djali i Maradonës, Diego Maradona Junior, ka dhënë një intervistë për ‘Marca’.

“Akoma nuk mund ta pranojë se ai është larguar. Nuk mundem. Ai ka pasur edhe shumë vite të jetojë me familjen e tij. Ai ndërroi jetë shumë i ri”, ka deklaruar i biri i Maradonës, përcjell lajmi.net.

“Mendoj se numri 10 duhet të pensionohet në gjithë skuadrat ku ka luajtur. Po, duke përfshirë edhe Barcelonën. Aty nuk ka dyshime”.

Maradona ka nisur karrierën tek Argentinos Juniors, dhe ka luajtur edhe për skuadra si Boca Juniors, Barcelona, Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boys./Lajmi.net/