Barcelona do të sfidojë Liverpool dhe Chelsea për kartonin e Enzo Fernandez

Barcelona po vazhdojnë të shqyrtojnë opsione për merkaton e ardhshme. Barca ishte një nga skuadrat që shpenzoi më së shumti në merkaton e verës, por duket se llogaritë për ta s’janë mbyllur aty. Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona po monitoron situatën e yllit të Benfica, Enzo Fernandez, përcjell lajmi.net. Paraqitjet e lojtarit me skuadrën e…

Sport

20/10/2022 11:00

Barcelona po vazhdojnë të shqyrtojnë opsione për merkaton e ardhshme.

Barca ishte një nga skuadrat që shpenzoi më së shumti në merkaton e verës, por duket se llogaritë për ta s’janë mbyllur aty.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barcelona po monitoron situatën e yllit të Benfica, Enzo Fernandez, përcjell lajmi.net.

Paraqitjet e lojtarit me skuadrën e Benfica por edhe me kombëtaren e Portugalisë kanë bërë që të tërhiqet vëmendja e Barcës.

Skuadra katalane tentoi të nënshkruante me lojtarin edhe sa ai ishte pjesë e River Plate dhe mund ta kishin atë për 10 milionë euro, por lëvizja s’u kompletua asnjëherë.

Tani, lojtari kushton rreth 50 milionë euro dhe Barca duhet të garojë me Liverpool dhe Chelsea për kartonin e tij.

Fernandez shihet si mundësi për të zëvendësuar ikonën e klubit, Sergio Busquets. /Lajmi.net/