Barcelona do shkojë për Dani Olmo në janar

Barcelona do shkojë për Dani Olmo në afatin kalimtar të janarit. Sipas ‘Fichajes’, Barça po kërkon të nënshkruajë lojtarin e RB Leipzig, Dani Olmo për të përforcuar forcon e tyre sulmuese në janar, transmeton lajmi.net. Olmo thuhet se favorizohet nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe aktualisht nuk është i kënaqur me përfshirjen e tij…

Sport

28/10/2022 22:43

Barcelona do shkojë për Dani Olmo në afatin kalimtar të janarit.

Sipas ‘Fichajes’, Barça po kërkon të nënshkruajë lojtarin e RB Leipzig, Dani Olmo për të përforcuar forcon e tyre sulmuese në janar, transmeton lajmi.net.

Olmo thuhet se favorizohet nga trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, dhe aktualisht nuk është i kënaqur me përfshirjen e tij në lojërat e RB Leipzig, prandaj ai mund të rishqyrtojë të ardhmen e tij.

Sipas raportit, Barcelona shpreson që koha e Olmos në akademinë e tyre të jetë e mjaftueshme për t’i dhënë atyre një avantazh ndaj klubeve të tjera që përpiqen ta nënshkruajnë atë./Lajmi.net/