Barcelona dhe Real Madrid në garë për Goretzkan

Dy gjigantët spanjoll Barcelona dhe Real Madrid kanë shprehur interesim për mefushorin e Bayern Munchen Leon Goretzka.

Sport

24/06/2021 18:46

Sipas ‘Sport1’, Barcelona dhe Real Madrid janë të interesuar për shërbimet e Goretzkas, transmeton lajmi.net.

Mesfushori ka kontratë me Bayern Munchen deri në vitin 2022, por thuhet se i ka kërkuar agjentit të tij të kërkojë një destinacioni të ri.

Interesim për mesfushorin, kanë shprehur shumë skuadra evropiane, në mesin e të cilave janë edhe dy gjigantët spanjoll.

26- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 32 paraqitje me fanellën e ‘Bavarezëve’ në të gjitha garat, duke realizuar tetë gola dhe nëntë asistime. /Lajmi.net/