Barcelona 5:2 Real Betis, notat e lojtarëve

Barcelona e ka shijuar fitoren e parë në sezonin 2019/20 në La Liga, pasi e ka mposhtur më shumë spektakël Real Betisin me rezultat 5-2.

Sport

25/08/2019 23:09

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me anë të Nabil Fekir në minutën e 15-të nga asistimi që pranoi prej Loren.

Por, katër minuta pa përfunduar pjesa e parë, Antoine Griezmann shënoi golin e parë në fanellën e Barcelonës, pas asistimit që mori nga Sergio Roberto.

Griezmann ishte orkestrues i Blaugrana pasi që në minutën e 50-të shënoi një super gol për të qenë në epërsi Barcelona përsëri.

Seria e golave për Barcelonën vazhdoi në minutën e 56-të me Carles Perez kurse katër minuta më vonë shënon edhe Jordi Alba.

Arturo Vidal shënon golin e pestë në minutën e 77-të.

Krejt çka bëri Real Betis ishte një gol në minutën e 79-të pas një gabimi të mbrojtjes se Barcelonës./Lajmi.net/