Barca pranë Rodrigo, por lojtarët e Valencia befasojnë me këtë reagim

Presidenti i Valencias, Peter Lim duket se ka shkaktuar akoma më shumë mosmarrëveshje në dhomat e zhveshjes, pasi tregoi gatishmërinë e tij për shitjen e sulmuesit Rodrigo Moreno në afatin e transferimit të janarit.

Sport

26/01/2020 16:04

Skuadra spanjolle me sukses e largoi interesin për sulmuesin nga Atletico Madrid verën e kaluar, por Barcelona duket se është e prirur të finalizojë një marrëveshje për Rodrigo brenda ditëve në vazhdim.

Kapiteni i Valencia, Jose Luis Gaya shprehu zhgënjimin e tij për politikën e transferimit të presidentit, përcjell lajmi.net.

“Nga këndvështrimi i një lojtari, nuk do ta kuptoja shitjen e Rodrigo”.

“Ne nuk do të jemi në gjendje ta sjellim askënd më të mirë se ai”, deklaroi mbrojtësi i majtë.

Shitja e mundshme e spanjollit do ç’orietonte të gjithë ekipin, pasi ata e shohin Rodrigon si lojtarin e tyre më të mirë për t’i ndihmuar në objektivat e sezonit. /Lajmi.net/