Barca ‘mbyll hesapet’ në pjesën e parë – 3:0 ndaj Athletic Bilbaos
Barcelona duket se i ka dhënë fund dilemës së fituesit qysh në pjesën e parë. Kur janë mbyllur 45 minutat e para në ‘Camp Nou’ në ndeshjen mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao, rezultati shënon 3:0, shkruan lajmi.net. Një paraqitje brilante e francezit Ousmane Dembele ka bërë që Barca të gëzojë epërsinë e tri golave. Dembele…
Sport
Barcelona duket se i ka dhënë fund dilemës së fituesit qysh në pjesën e parë.
Kur janë mbyllur 45 minutat e para në ‘Camp Nou’ në ndeshjen mes Barcelonës dhe Athletic Bilbao, rezultati shënon 3:0, shkruan lajmi.net.
Një paraqitje brilante e francezit Ousmane Dembele ka bërë që Barca të gëzojë epërsinë e tri golave.
Dembele gjeti golin i pari, duke shënuar në minutën e 12’ me një goditje me kokë, pas harkimit të Robert Lewandowski.
Gjashtë minuta më vonë shënoi Sergi Roberto, me Dembele që kësaj radhe bëri asistuesin.
Dembele asistoi edhe një herë në minutën e 22’, kësaj radhe për Robert Lewandowskin, me polakun që s’gaboi brenda zonës për të çuar shifrat në 3:0.
I vetmi lajm i keq për Barcën në këtë pjesë ishte largimi i parakohshëm i Gavi, i cili pati disa probleme.
Për rezultatin final do të flasin 45 minutat e dyta. /Lajmi.net/