Barca kthen vëmendjen tek dyshja e Arsenalit

Barcelona e cila është zhytur në një krizë të madhe ekonomike, po punon maksimalisht të ndërtojë një skuadër sa më konkurrente për sezonin e ri, me gjithë problemet e fundit që e kanë kapluar.

Sport

15/08/2021 11:01

Trajneri i ‘blaugranasve’, Ronald Koeman në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Real Sociedad theksoi se do të donte të sillte edhe një sulmues tjetër në skuadër, kurse burimi i afërt i klubit spanjoll, gazeta ‘SPORT’, thekson se nëse Braithwaite shitet me një çmim të konsiderueshëm, atëherë ata do të provojnë të sjellin një sulmues të ri në skuadër.

Sipas të përditshmes spanjolles, Barcelona është duke mbajtur fokusin tek dyshja sulmuese e Arsenal, Pierre-Emerick Aubameyang, dhe Alexandre Lacazete, e ardhmja e të cilëve është shumë e paqartë.

Të dy mund të largohen nga skuadra e “topçinjve” dhe i janë vetë ofruar Barçës. Megjithatë një lëvizje mund të ndodhë, vetëm nëse klubi e shesin sulmuesin Braithwaite.

Si sulmuesi gabonez ashtu edhe francezi do të ishin të lumtur të vishnin fanelën e Barçës. Në fakt, Barça kishte negociuar me Aubameyang verën e kaluar, megjithatë në fund klubi londinez e bindi atë që të rinovonte kontratën.

Në rastin e Lacazette, francezit i mbetet vetëm një vit në kontratën e tij, kështu që klubi anglez ka një shans të fundit për të marrë ndonjë fitim lojtari i cili nuk i ka përmbushur plotësisht pritshmëritë.

Të dy sulmuesit nuk u paraqitën në ndeshjen hapëse të Arsenalit, në humbjen 2-0 ndaj Brentford. /Lajmi.net