Barça e konfirmon: Dest është në planet e skuadrës

Barcelona e ka rikonfirmuar se nuk e ka ndërmend ta shesë mbrojtësin e tyre, Sergino Dest.

Sport

18/05/2022 17:40

Sipas medieve katalunase, ekipi spanjoll është stoik në lidhje me lojtarin të cilin e shohin si pjesë të rëndësishme të skuadrës.

Dest performoi mirë gjatë këtij sezoni me “blaugranat” dhe i bindi drejtuesit të llogarisin në të, të paktën edhe për një kohë.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2025 me Barçën.

Gjatë këtij sezoni ai ka luajtur në 21 ndeshje, duke dhuruar tri asistime. /Lajmi.net/