Barca e bën“verë n’dimër”, transferon një lojtar për 50 milionë euro
Barcelona ka rritur interesimin për mesfushorin qendror të Gremios, Arthur.
Sport
Skuadra katalane, po mendon seriozisht transferimin e mesfushorit 21 të Gremios gjatë afatit kalimtar të janarit.
‘Goal.com’ mëson se drejtori teknik i Barcelonës, Robert Fernandez ka përcjellë nga afër paraqitjen e Arthur në ‘Copa Libertadores’ në fitoren e Gremios ndaj Lanus.
Arthur së fundi ka fituar një vend edhe në Kombëtaren e Brazilit, derisa janë disa skuadra nga Evropa që po vëzhgojnë atë.
Ai ka kontratë me Gremion deri në vitin 2021, dhe klauzola e lirimit e ka 50 milionë euro./Lajmi.net/