Barca dhe Reali ‘privatizojnë’ mbrëmjen gala të Topit të Artë – të gjithë fituesit luajnë për njërën prej skuadrave

Barcelona dhe Real Madrid janë dy skuadrat që fituan më së shumti në mbrëmjen e sotme të organizuar nga ‘France Football’. La Liga dëshmoi edhe një herë që nuk ka humbur akoma seriozitetin, pasi të gjithë lojtarët që u stolisën sonte ishin nga kjo ligë, përveç Mane që mori një çmim që nuk lidhet direkt…

Sport

17/10/2022 22:22

Barcelona dhe Real Madrid janë dy skuadrat që fituan më së shumti në mbrëmjen e sotme të organizuar nga ‘France Football’.

La Liga dëshmoi edhe një herë që nuk ka humbur akoma seriozitetin, pasi të gjithë lojtarët që u stolisën sonte ishin nga kjo ligë, përveç Mane që mori një çmim që nuk lidhet direkt me futbollin.

Nga Barcelona, Gavi u shpall lojtari më i mirë U21 në botë, Alexia Putellas u shpall futbollistja më e mirë në botë, kurse Robert Lewandowski mori çmimin ‘Gerd Muller’ për realizatorin më të mirë, përcjell lajmi.net.

Te Real Madrid, Karim Benzema vodhi spektaklin e mbrëmjes duke fituar çmimin kryesor, Topin e Artë për lojtarin më të mirë në botë, kurse Thibaut Courtois u shpall portieri më i mirë i vitit.

Pra nga pesë çmimet për lojtarët më të mirë, dy ishin për Real Madrid e tre për Barcelonën. /Lajmi.net/