Barca dëshiron Griezmann, por një tjetër ekip futet në skenë

Antoine Griezmann njoftoi dje se nuk do të jetë më pjesë e Atleticos, duke zbuluar se dëshiron të ketë sfida të tjera.

Sport

15/05/2019 09:17

Për muaj të tërë, para se Juventusi të eliminonte Atleticon në Ligën e Kampionëve në mars, ai bëri të ditur se donte të largohet nga ‘Los Colchoneros’ duke iu ofruar Barcelonës.

Kjo është arsyeja pse lajmi i lamtumirës së Griezmann nga Atletico mbrëmë, ka kapur në befasi bordin dhe ekzekutivin e Barcelonës, e cila është e fokusuar publikisht në finalen e Kupës së Mbretit më 25 maj, përcjell lajmi.net.

Paris Saint-Germain ka dalur në skenë në momentet e fundit dhe ofron më shumë para për sulmuesin, një idhulli në vendin e tij. Logjikisht, derisa një klub nuk e ekzekuton pagesën e klauzolës prej 120 milionë, nuk mund të konfirmohet asgjë me klubin pavarësisht se ka një marrëveshje verbale, shkruan sot Mundo Deportivo.

Prandaj, gjatë muajit në vijim, ndërsa Antoine nuk e thotë publikisht se do të vesh një fanellë të caktuar, spekulimet do të vazhdojnë pa përjashtuar se gjatë kësaj kohe PSG, duke pasur parasysh potencialin e saj, mund të paguajë deri në 200 milionë euro. Atlético do të ishte e kënaqur.

Barca që nga njoftimi i djeshëm e di që nuk është asgjë e sigurt, pavarësisht takimeve personaleve që patën me lojtarin viteve të kaluara.

Griezmann duhet të vendosë: Të luaj Messin apo të kthehet në vendin e tij të lindjes. /Lajmi.net/