Të Infektuar: 2991

Të Shëruar: 1644

Të Vdekur: 54

Banorët vrasin elefantin duke i dhënë ananasin me kapsollë brenda

23:04 | 3 Qershor 2020

Një elefant shtatzënë ka vdekur pasi besohet se banorët i dhanë për të ngrënë një ananas më një kapsollë fishekzjarresh të fshehur brenda, e cila i shpërtheu në gojë.

Rasti shokues në Indi ka shkaktuar një hetim kriminal për mizori ndaj kafshëve, njoftonin zyrtarët pyjorë që kishin dëshmuar vdekjen makabre të kafshës pas shpërthimit të kapsollës në gojë.

Incidenti ndodhi në provincën e Palakkad në jug të Indisë, ku fermerët vendas shpeshherë përdorin fruta me fishekzjarre për të vrarë elefantët që dëmtojnë të mbjellat e tyre.

India ka popullatën më të madhe në botë të elefantëve aziatikë, që konsiderohen specie e rrezikuar, por dhe incidentet mes kafshëve e njerëzve janë të shpeshta pasi elefantët hyjnë shpesh në vandbanimet njerëzore teksa kërkojnë për ushqim.