Ballkani lëshon pikë në Klinë, Prishtina dhe Liria ndajnë pikët
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e javës së pestë të Albi Mall Superligës ku kemi parë dy barazim. Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Dukagjinin në Klinë, shkruan lajmi.net. Kampionët e Kosovës ishin në disavantazh në pjesën e parë me golin e Merlakut, por barazimin e gjetën në fraksionin e…
Sport
Kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e javës së pestë të Albi Mall Superligës ku kemi parë dy barazim.
Ballkani nuk ka arritur më shumë se një barazim 1:1 me Dukagjinin në Klinë, shkruan lajmi.net.
Kampionët e Kosovës ishin në disavantazh në pjesën e parë me golin e Merlakut, por barazimin e gjetën në fraksionin e dytë me anë të Albin Berishës.
Me të njëjtin rezultat në paqe janë ndarë edhe Prishtina e Liria.
Dy rivalët e vjetër të futbollit kosovar barazuan 1:1 në Kampin Nacional në Hajvali.
Kryeziu i dha epërsinë Prishtinës në 45 minutat e para, ndërkaq barazimin prizrenasve ua siguroi Prins 11 minuta para fundit të kohës së rregullt./Lajmi.net/