Ballisti ka përgatitur një befasi për ndesjen ndaj Italisë (Foto)

Teksa kanë mbetur diku rreth dy orë para fillimit të miqësores ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, ballisti ka përgatitur një befasi të madhe në stadium.

Sport

18/11/2014 18:34

Njeriu që e lëshoi fluturaken me flamur mbi Beograd, Ballisti ka përgatitur një specialitet tjetër për tifozët Shqiptarë në stadiumin e Genoas në Itali.

Ai do të shpalosë flamurin Kuq e Zi, mu tek vendi ku para katër viteve, huligani serb Ivan Bogdanov e dogji atë.

“Të nderuar Bashkatdhetar, ky flamur në ndeshjen Itali-Shqipëri do të kërkohet të vëhet në të njëjtin vend ku u djeg flamuri Shqiptar 4 vite më parë”.

“Ftoj të gjithë tifozët të më mbështesin. Rroftë Shpirti i Shqiptarit”, ishte postimi i shkruar ballisti në rrjetin social facebook.

Në flamur gjithashtu pritet të shkruhet: “Unë jam kthyer për urryesit, më i fortë se kurrë. 12/10/2010 – 14/10/2014”.