Ballack i sugjeron Bayernit ta transferojë këtë lojtar

Ish-mesfushori i Gjermanisë, Michael Ballack beson se Bayern Munich duhet ta kthejnë interesin e tyre për sulmuesin e RB Leipzig, Timo Werner verën e ardhshme.

Sport

16/09/2019 21:07

Bayern ishte në mesin e një numri klubesh të lidhura me një lëvizje për 23-vjeçarin gjatë afatit të fundit të transferimit, megjithëse kampionët gjermanë nuk bënë një ofertë zyrtare.

Rivalët e Bundesligës së Bayernit, Borussia Dortmund, kampionët evropianë Liverpool dhe dyshja e La Ligës Sevilla dhe Atletico Madrid u përfolën gjithashtu se po ndiqnin sulmuesin, transmeton lajmi.net.

Warner përfundimisht pushoi spekulimet, tani për tani së paku, duke nënshkruar një kontratë të re katër-vjeçare që e lidh atë me Leipzig deri në verën e 2023.

Ballack, megjithatë, beson se Werner ka të ngjarë të largohet shumë shpejtë, me Bayern që është favorit për të nënshkruar me të.

42-vjeçari, i cili bëri 157 paraqitje për Bayernin midis viteve 2002 dhe 2006, i tha TZ: “Ai i ka shprehur mirënjohjen Leipzig me zgjatjen e kontratës së tij. Por unë mendoj se vitin e ardhshëm një kalim në Bayern mund të jetë ringjallet përsëri”. /Lajmi.net/