Bale nuk ndalet as nga tre kundërshtarë (Video)
Ylli i Real Madridit, Gareth Bale, bëri një driblim të jashtëzakonshëm duke iu shmangur tre futbollistëve kundërshtarë të Ludogorets Razgrad.
Sport
Real Madrid përfundoi me lehtësi në pozitën e parë të grupit të tij në Ligën e Kampionëve.
Por, prapë nuk e ndali hovin as në takimin e xhiros së fundit me Ludogorets Razgrad.
Skuadra e Carlo Ancelottit shënoi fitore 4:0, dhe për të treguar superioritetin e Los Blancos u përkujdes Gareth Bale i cili në një aksion nuk u ndal nga një, dy, e as tre kundërshtarë.
Me lëvizje të jashtëzakonshme e të shpejta, Bale iu shmang atyre pa problem.