Bale nuk do pensionohet në verë

Javëve të fundit ka pasur raportime se sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale do pensionohet pasi t'i skadojë kontrata.

Sport

07/07/2021 14:46

Uellsiani thuhej se kishte vendosur të pensionohet në verë dhe pastaj të luajë me Kombëtaren e tij në Kupën e Botës, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Bale nuk do pensionohet në verë.

“Kampi i Gareth Bale ka mohuar spekulimet që të pensionohet gjatë verës. Bale dëshiron ta kompletojë kontratën duke pritur të vendos të ardhmen te Real Madrid”, shkroi ai.

Ndërkohë, Bale është pjesë e projektit të Carlo Ancelottit gjatë verës./Lajmi.net/