Bale në qendrën stërvitore, kështu pritet nga tifozët e Tottenhamit

Tifozët e Tottenhamit kanë mirëpritur rikthimin e sulmuesit Gareth Bale.

Sport

18/09/2020 15:11

Gareth Bale ka mbërritur në qendrën stërvitore të Tottenhamit.

Sulmuesi uellsian është në prag të finalizimit të transferimit nga Real Madrid duke u rikthyer te ish skuadra e tij nga Premierliga, transmeton lajmi.net.

Sot, derisa ishte duke kaluar portën e qendrës stërvitore të Tottenhamit, dhjetëra tifozë të ekipit londinez e duartrokitën dhe me brohoritje e mirëpritën rikthimin e tij në klub.

Bale pritet të nënshkruajë me Tottenhamin në marrëveshje huazimi për një vit nga Los Blancos. /Lajmi.net/