Bajrami: Amatera – Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave për fëmijët
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se vetëm pesë ditë para 1 shtatorit, pridnërit nuk i kanë amrrë mjetet financiare nga Ministria e Arsimit për blerjen e librave. Ajo tha se disa komuna nuk kanë as librari dhe prindërit kanë problem t’i sigurojnë këto libra. “Vetëm pesë ditë deri më 1 shtator! Prindërit ende…
Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se vetëm pesë ditë para 1 shtatorit, pridnërit nuk i kanë amrrë mjetet financiare nga Ministria e Arsimit për blerjen e librave.
Ajo tha se disa komuna nuk kanë as librari dhe prindërit kanë problem t’i sigurojnë këto libra.
“Vetëm pesë ditë deri më 1 shtator! Prindërit ende nuk i kanë marrë mjetet nga MASHT-i për blerjen e librave. Për më tepër, ministri u ka thënë prindërve: mos i bleni librat, sepse jemi duke negociuar çmimet me shtëpitë botuese. Tash, kur kanë mbetur vetëm pesë ditë deri më 1 shtator, qëllojani se pozita e kujt është forcuar në këto negociata”.
“Mos të harrojmë se ka komuna që nuk kanë as librari. E prindërit e dinë shumë mirë çka heqin çdo vit t’i gjejnë të gjitha librat, sepse shtëpitë botuese si biznese private që janë i shtypin librat bazuar në kërkesë. Amatera! Një prej gjërave që ka funksionuar mirë në arsim ka qenë pikërisht furnizimi i nxënësve me libra edhe këtë e përmbyset”, ka shkruar ajo në Facebook.