Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam konkretisht për emra për President
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se palët do t’i vazhdojnë bisedimet. Kurti tha se gjatë takimit është rritur mirëbesimi mes palëve, ndërsa për herë të parë, sipas tij, është diskutuar konkretisht edhe për emra të përveçëm, raporton lajmi.net “Diskutimi ishte i…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se palët do t’i vazhdojnë bisedimet.
Kurti tha se gjatë takimit është rritur mirëbesimi mes palëve, ndërsa për herë të parë, sipas tij, është diskutuar konkretisht edhe për emra të përveçëm, raporton lajmi.net
“Diskutimi ishte i hapur, i sinqertë, serioz. Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar me dhe për emra të përveçëm. Pra, atyre kritereve dhe parimeve udhëzuese për të cilat jemi dakorduar herën e kaluar lidhur me vlerat, meritat dhe kontributin kombëtar, shtetëror, profesional, qytetar të personaliteteve, figurave të ndryshme të shoqërisë e të vendit tonë, ua kemi bashkangjitur edhe emrat konkretë të cilët i kemi diskutuar dhe ky është një hap i rëndësishëm përpara. Tash negocimi është shumë i vështirë sepse duhet të diskutohet hollësisht e gjerësisht. Shumësia e emrave që trajtohen shtohet atëherë në radhën kur ka fjalën, sjell emër të ri dhe argumenton për filan personin, e më pastaj duhet të dëgjohen të tjerët se çfarë mendojnë për atë person, por lista e atyre emrave zvogëlohet atëherë kur është e qartë se nuk do të mund të ketë dakordim për ndonjë emër të përveçëm”, u shpreh Kurti.
Takimi mes Kurtit dhe Abdixhikut ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa diskutimet janë zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik./Lajmi.net/