Bahtiri jep “shpresë”: Po i bëjmë përpjekjet maksimale që nesër të kemi Presidentin e zgjedhur, deputetët të bashkëpunojnë për zhbllokim

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka shkruar në lidhje me çështjen e Presidentit, për çka ka dhënë shpresë se mund të ketë zgjidhje. Ai ka thënë se po i bëjnë përpjekjet maksimale dhe të fundit që nesër të zgjidhet Presidenti, shkruan lajmi.net. “Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik,…

Lajme

26/04/2026 19:57

Deputeti i VV-së, Agim Bahtiri ka shkruar në lidhje me çështjen e Presidentit, për çka ka dhënë shpresë se mund të ketë zgjidhje.

Ai ka thënë se po i bëjnë përpjekjet maksimale dhe të fundit që nesër të zgjidhet Presidenti, shkruan lajmi.net.

“Kosovës i duhet ZGJIDHJE e jo ZGJEDHJE, sepse zgjedhjet krijojnë vetëm ngërç politik, të cilat e çojnë Kosoven në një cikël të pafundshëm të zgjedhjeve, ku rrjedhimisht Kosova humb dhjetra miliona euro, të cilat janë djersë e qytetarëve tanë. E gjitha kjo pa asnjë arsye”, ka shkruar Bahtiri.

Ai ka bërë një apel për kolegët deputet.

“Prandaj, edhe njëherë, APELOJ tek kolegët deputet, që t’i thërrasin mendjes dhe të bëhen bashkpunues për zhbllokim e jo shkaktar për bllokada të pafundme”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: