Babai rrezikon të birin vetëm për një fotografi
Moment i frikshëm kur një baba e rrezikon të birin për të bërë një fotografi.
Fun
Ky moment ishte kapur nga një turist i cikli ishte në vendin e ngjarjes (Beijing) në momentin kur ky person rrezikon fëmijën e tij për të bërë një fotografi, transmeton lajmi.net.
Pamjet tregojnë që babai po e mbante të birin në të dyja duart dhe djali kishte këmbët poshtë urës që poshtë ti ishte një pamje e frikshme.

Një anëtarë tjetër i familjes po bënte fotografinë në telefonin e tij. Më pas babai i tund krahët e fëmijës ndërsa të tjerët qeshin.
Turistë të tjerë, përfshirë të rritur dhe fëmijë nga e njëjta familje, shikojnë por nuk ndërhyjnë në marifet e fotove potencialisht fatale.

Përdoruesit e rrjeteve sociale në shërbimin Twitter të Kinës, Weibo, kanë lënë mijëra komente që kritikojnë babanë. Mbetet e paqartë nëse autoritetet lokale do t’i lëshojnë gjobë prindit.
Road Hongjing u shndërrua në një vend bukurie midis majit dhe tetorit 2009, kur u instalua një vendkalim këmbësorësh për të tërhequr më shumë trafik. /Lajmi.net/


