Babai publikon foto tmerri të së bijës: Bota ta shohë si u vra
Angli - Fotot e tmerrshme të vrasjes së Reeva Steenkamp nga atleti Oscar Pistorius janë publikuar me dëshirën e babait të saj, i cili kërkon t’i tregojë botës çfarë i ndodhi së bijës.
Bota
Një gjyqtar pranoi kërkesën e prokurorit për t’u publikuar fotografitë në publik, me dëshirën e Barry Steenkamp, babait të viktimës.
Zoti Steenkamp tha se dëshironte t’i tregonte botës dëmtimet e tmerrshme që vajza e tij pësoi në duart e Pistorius, me shpresën për të parandaluar vrasje të ngjashme në të ardhmen.
Ish-modelja dhe prezantuese televizive, u qëllua në shtëpinë e tij në Pretoria, Afrika e Jugut, në orët e para të ditës së Shën Valentinit 2013.
Pistorius, 29 vjeç, e pranoi vrasjen dhe tha se të shtënat ishin një gabim tragjik. Ai u dënua fillimisht për vrasje nga pakujdesia dhe vendimi u ndryshua më vonë në akuzën për vrasje.
Ish-atletit olimpik iu kërkua nga avokati i tij mbrojtës Barry Roux të hiqte gjymtyrët e tij të rreme në një përpjekje për të provuar se ai meriton mëshirë. Ai pastaj u gjunjëzua mbi një jastëk të kuq në dysheme./shekulli



